Një 35-vjeçar italian është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet Audi Q5 dhe është përpjekur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Gjatë ndjekjes nga policia, Angelo Esposito ka përplasur disa automjete dhe ka goditur me makinën një punonjës policie, i cili ka marrë dëmtime të lehta në krah.



