Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ku sipas të dhënave paraprake, dy persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Burime paraprake bëjnë me dije se një telefonatë për ngjarjen ka mbërritur në Policinë e Shkodrës, ndërsa informacionet janë ende të pakonfirmuara zyrtarisht.
Sipas informacionit të fundit të Policisë, viktimat janë shtetasit Lekë Gjoni, Prel Gjoni, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur, Lazër Bashi.



