Pas temperaturave ekstreme, moti ka marrë një kthesë të papritur pasditen e sotme në jug të vendit.
Në Sarandë dielli ia ka lënë vendin reshjeve të dendura të shiut të shoqëruara dhe me vetëtima.
Nuk është dashur shumë që nëpër rrugë të vërshojë uji e për rrjedhojë të shkaktohet dhe vështirësi në qarkullim.
Moti i keq ka përfshirë pasditen e kësaj të premte edhe qytetin e Pogradecit, duke sjellë një ndryshim të shpejtë nga i nxehti i madh që ka shoqëruar vendin tonë gjatë javëve të fundit.Ajo që nisi si një vranësirë dhe stuhi e papritur, është shndërruar shpejt në përmbytje në disa prej rrugëve kryesore të qytetit.



