Pas zjarreve të shumtë, largohet drejtori i Shërbimit Zjarrfikës

spot_img
Advertisements

Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara.

Cara ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë dhe sot është firmosur urdhri i largimit nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Aktualisht mbetet e paqartë arsyeja e dorëheqjes së Carës. Largimi i tij vjen në një moment ku vendi po përballet me situata zjarri në disa qarqe.

Ministria e Mbrojtjes në bilancin e 24 orëve të fundit njoftoi se në territorin e vendit janë raportuar 25 vatra zjarri, ku pjesa më e madhe e të cilave janë shuar.

Aktualisht, pesë vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa një zonë mbahet në monitorim.

Përkundër dëmeve të shumta të shkaktuara në pyje, fatmirësisht deri tani nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

spot_img

Latest articles

Related articles