Olsi Rama në jahtin e miliarderëve amerikanë

spot_img
Advertisements

Një video e dërguar në redaksinë e Piranjat News, tregon momentin ku shfaqet organizatori grek i eventeve dhe menaxheri i marrëdhënieve me publikun, George Davlas, i cili ndodhet në Korfuz, në bordin e një jahti luksoz në pronësi të ambasadorit amerikan në Itali, Tilman J. Fertitta, në kuadër të një pritjeje me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, më 4 korrik.

Në këtë pritje mësohet se kanë marrë pjesë ambasadorja Amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle dhe ambasadori amerikan i Italisë dhe miq e të ftuar të tyre.

Në video, Davlas shprehet: “Jemi këtu në Korfuz, në jahtin e mrekullueshëm të ambasadorit amerikan të Italisë, së bashku me ambasadoren amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle.”

Ai tregon më tej se në këtë pritje janë ftuar edhe disa miq nga Korfuzi, duke e cilësuar jahtin si “më të bukurin” që ka parë.

“Falënderoj Kimberly-n për nderin që më dha, duke më mundësuar të ftoj disa miq këtu nga Korfuzi”, shprehet Davlas në video.

Mes të pranishmëve në jahtin luksoz shfaqet edhe vëllai i kryeministrit shqiptar, Olsi Rama. Nuk dihet se në çfarë statusi ka qenë i pranishëm dhe përmes kujt është bërë pjesë e kësaj pritjeje tejet luksoze. Deri më tani nuk ka ndonjë detaj konkret mbi natyrën e marrëdhënies së tij me të pranishmit./

spot_img

Latest articles

Related articles