Armando Broja ndodhet në momentin më të keq të karrierës së tij. Ylli i kombëtares shqiptare është lënë jashtë planeve nga trajneri i Bërnleit, Niki Hajen.
Broja është lënë jashtë listës së sfidës së sotme që Bërnlei do të luajë në Kupën e Ligës përballë Nots Kaunti dhe sulmuesi shqiptar nuk është në plane.
Ai nuk është përzgjedhur jo vetëm në rreshtimin titullar për këtë duel, por nuk është përfshirë as mes alternativave në stol në ndeshjen që Bërnli luan në fushën e vet.



