Presidenti i Ukrainës Zelensky është përbetuar sot në Beograd se nuk do ta njohë Kosovën. Një angazhim i panevojshëm i një aktor-presidenti me shumë halle që po mbahet në këmbë nga ndihma e SHBA, vendeve NATO dhe modestisht edhe nga Shqipëria që është ekspozuar përtej kapaciteteve të saj diplomatike e ushtarake.
Ukraina ka treguar edhe në raste të tjera armiqësi me shqiptarët, veçanërisht në konfliktin e 2001 në Maqedoni. Ukraina luajti një rol kyç si furnizuesi kryesor me armatime i qeverisë së Shkupit, pajisje të cilat u përdorën direkt kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe popullatës shqiptare. Ndërhyrja e Ukrainës u kundërshtua ashpër nga NATO, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Zyrtarë të lartë si Javier Solana dhe Condoleezza Rice vizituan Kievin për të detyruar ndalimin e shitjes së armëve, gjë që u arrit pjesërisht në korrik të vitit 2001.
Shqiptarët e kanë mbështetur Ukrainën për disa arsye. E para se brenda saj jeton një komunitet prej 5 mijë shqiptarësh. E dyta brenda një logjike sigurie për ndalimin e Rusisë. E treta sepse ndjekim politikën e SHBA në Europë.
Nuk ka pasur kurrë mëdyshje në këtë mbështetje për popullin e Ukrainës. Është një investim për të ardhmen mes dy popujve që presidenti në luftë Zelensky nuk e shikon ta arsyeshme respektojë.



