nga Mentor Kikia
Mbi “revolten” e bashkive te vogla!
Reagimi i banoreve ne disa bashki te vogla, qe jane ne projekt per tu shkrire nga reforma administrative, u pa nga opozita si nje “revolte anti qeveritare”.
Me tipikja prej tyre ishte ne Polican, ku dhjetra anetare te PS-se i dogjen publikisht kartat e anetaresise.
Ky nuk ishte nje lajm i mire per Edi Ramen, i cili ka ende te pa mbyllura llogarite me “Flamingot” ne bulevard.
Megjithate protestat ne Polican, Prrenjas, Belsh, Patos e Klos etj nuk jane anti qeveritare. Ne Prrenjas, psh, kur dikush tentoi te organizoje nje proteste ne kuader te “Flamingove”, mbeti fillikat me mikrofon ne dore.
Ato jane reagime te njerezve qe mendojne se duke qene bashki me vehte kane me shume identitet dhe mundesi per te marre sherbime me te mira. Gje qe ha shume diskutim.
Por vetem kaq!
Cfare ndodhi me pas?
I nervozuar nga cfare ndodhi ne Polican, Rama deklaroi se harta e re eshte draft ende dhe keto dy muaj ajo do te diskutohet.
Padyshim qe kjo eshte nje taktike. Pasi diskutimi behet perpara dhe jo pasi e ke ndare mendjen se do ti fshish nga harta keto bashki. Dhe diskutim padyshim qe nuk nuk quhet protesta.
Edhe pse bashkimi i disa bashkive te vogla me njesi me te medha mund te jete i arsyeshem, Ramen se gjen asgje te nderroje mendje e te thote: Doni bashki? Po mire, rrini me vehte. Mblidhni taksa dhe investoni.
Ju mbani bashkine, mua me jepni votat.
Pas kesaj ai eshte serish heroi pozitiv. Ne Polican do ti printojne serish kartat e anetaresise e madje vec gjimnazisteve do te futen edhe ata te 9-vjecares ne parti.



