SPAK kontrolle pranë KKT e AZHT| Sekuestrohen praktika të investimeve në Palasë, Vlorë, Tiranë dhe Gjirin e Lalzit

spot_img
Advertisements


SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle pranë Këshillit Kombëtar të Territorit ku kanë sekuestruar dhjetëra dosje. Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN Live bën me dije se sekuestrot lidhet me investime në Palasë, qytetin e Vlorës, Tiranës, bregdetin e jugut, por edhe Gjirin e Lalzit.

Burime për MCN Live bëjnë me dije se në sekuestrot e miratuara nga gjykata lidhen me investime në Palasë, qytetin e Vlorës, Tiranës, bregdetin e jugut, por edhe Gjirin e Lalzit aty ku kompani të dyshuara si aktivitete tregtare për pastrime të parave të narkotrafikut të një sërë individësh të shpallur në kërkim, apo nën masë sigurie arrest në qeli, 20 prej tyre në dosjen Aruba kanë krijuar këto kompani për të pastruar para.

Nga praktika për leje ndërtimi të kompanive biznesmenit Artur Shehu, Koçeku, por jo vetëm, Gëzim Islamit, Ilir Shtufit etj janë sekuestruar sepse nga materialet e ardhura nga letërporositë këta biznesmenë ndikonin tek administrata publike, zyrtarë shtetërore për të ndryshuar zonat e gjelbra. Ka komunikime ku thuhet se duhen paguar para për ta hequr një territor nga zona e gjelbër sepse nuk lejohet ndërtimi. Kjo është një prej indicie. Ka indicie për përfshirjen e arkitektëve të huaj, kur në bisedat mes narkotrafikantëve rezulton që nëse çojnë projektin në një studio italiane atëherë nuk ka asnjë refuzim nga kryeministri Rama dhe qeveria pasi i besojnë dhe konsiderohet seriozë. Këto praktika do të kalojnë në filtër

spot_img

Latest articles

Related articles