Nisma Kombëtare: Pro votimit elektronik

spot_img
Advertisements

Ne, Nisma Kombëtare, deklarohemi pro votimit elektronik.

Votimi elektronik garanton numërimin e votës, veçanërisht të votës së partive të reja ose partive joparlamentare.

Votat janë vjedhur dhe ka rrezik të vidhen e të tjetërsohen nga tavolinat e numëruesve të cilët edhe pse në dukje kundërshtarë kanë gjetur dhe gjejnë dakordësi për vjedhje të votës së partive të cilat nuk kanë përfaqësues në tavolinë.

Duke përfituar nga fakti që Kodi Zgjedhor iu garanton numërues në tavolinë vetëm katër partive të para parlamentare, partitë e tjera marrin votë por vota iu tjetërsohet më lehtësisht.

Në zgjedhjet e ardhshme vendore duhet të zbatohet votimi elektronik sepse historia nga tregon se veçanërisht për Këshillat Bashkiakë, numëruesit kryejnë masakër duke duke iu hequr vota partive të tjera dhe duke iu shtuar partive të tyre apo disa shokëve preferencialë.

Partia ose kandidati e fitojnë votën në popull por vota iu humb në numërim për mungesë infrastrukture në sistem, jo për mungesë besimi nga njerëzit votues.

Votimi elektronik mundëson që secila votë të numërohet drejt.

Ato parti parlamentare të cilët e kundërshtojnë votimin elektronik me argumentin se skanë besim, ata kanë mundësitë të kërkojnë e të caktojnë vëzhgues afër pajisjes ku votohet që askush të mos ndërhyjë duke udhëzuar votuesin e duke i sugjestionuar për kë të votojë. Votimi elektronik nuk mund të refuzohet e të minohet me pretekste e justifikime.

E rëndësishme gjithashtu është enkriptimi i të dhënave të votuesit; askund të mos mundet të identifikohen identiteti i votuesit.

Kur teknolologjia e ndihmon votimin demokratik, ne të gjithë duhet ta pranojmë teknologjinë sepse qëllimi themelor është të lexohet vullneti i njerëzve votues. Nuk është qëllim në vetvete mekanizmi me të cilin numërohet vota, a numërohet me njerëz fizikë apo me pajisje elektronike. Kjo mbetet dytësore.

spot_img

Latest articles

Related articles