Administratori dhe 4 punonjës të “Prestige Resort” në Golem janë arrestuar pas debateve në resortit punonjës të Tatimeve.
Në prangat e policisë kanë rënë administratori i resortit, Sajmir Ndrecaj, shefi i financës Zaho Jaçaj, shefi i sigurë Artan Kasa dhe 2 punonjësit e sigurisë Hamid Sula e Bujar Agolli.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme. Një grup task force i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është paraqitur në këte resort është paraqitur për të ushtruar kontroll. Objekt i tyre ka qenë aktiviteti ekonomik i Irfan Hysenbelliut.



