Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe Gjykata ka caktuar masat e sigurisë ndaj tre vajzave që dhunuan 17 vjeçaren dhe më pas shpërndanë pamjet e dhunës në rrjetet sociale.
Njëra prej tyre është lënë në “arrest me burg”, tjetra në “arrest shtëpie”, ndërsa për një tjetër të mitur është vendosur “shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik”. Të treja dyshohen për veprën penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”, kryer në bashkëpunim



