Bashkia e Vlorës ka njoftuar hapjen e një procedure prokurimi me vlerë 20 milionë lekë të vjetra, për të blerë kapakë pusetash dhe zgara metalike për pusetat në qytetin bregdetar, dy ditë pasi një grua shtatzënë u lëndua.
Ajo po ecte në Lungomare me bashkëshortin dhe djalin e mitur, kur në orët e mbrëmjes u rrëzua në një pusetë pa kapak dhe pësoi lëndime, kryesisht në gjymtyrët e poshtme.
Nisur nga reagimet e shumta dhe rreziku i shtuar nga pusetat pa kapakë, Bashkia e Vlorës ka njoftuar hapjen e tenderit me vlerë 20 milionë lekë të vjetra, për të blerë pikërisht kapakë dhe zgara metalike.



