Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër pasi qytetaret ne protesten e sotme i çuan kryeministrit Edi Rama arkivolin poshte zyres.
Postimi i plotë:
Bulevardi I Tiranes, sot
Neeeeveeeeriiiiiii!
Shqiperia e re me kete pamje eshte ekstremiste,
E turpshme, e papranueshme!
Dhe mos u mundoni ta justifikoni;
Arkivoli nuk eshte poezi!
Arkivoli ketu e kudo, ne cdo vend dhe per cdo popull,
Ka vetem nje funksion e nje kuptim-vdekje!
Kjo qe shoh eshte pertej urrejtjes, eshte qellimi I ekstremizmit te dhunshem qe po dominon prej ditesh kete vend!
Demokracia liberale e evropes ku jetojme, ku po negociojme e plotesojme kushtet e saj, nuk ka lidhje me ke ndyresi ekstremiste!
Refuzojeni! Nuk mund te jete kjo e ardhmja e ketij vendi!



