Rusia ka reaguar zyrtarisht pas akuzave nga Taulant Balla dhe Blendi Gonxhe se Kremlini qëndron pas protestave në Tiranë që po vijojnë prej 34 ditësh. Ambasada ruse në Tiranë shpreh habi për akuzat dhe thekson se nuk ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë.
“Deklaratat e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë B.Gonxhja dhe Deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë T.Balla në lidhje me “përfshirjen e Kremlinit” në protestat, që po zhvillohen në vend, ngjallin habi. Pretendime të ngjashme po shohim edhe në një numër mediash nga gazetarë të caktuar. Këto deklarata janë krejtësisht të pabaza.



