CEO i Fibank pas gomones së trafikantëve. Përgjimet nga Aruba, paguan 400 mijë euro

spot_img
Advertisements


Prokuroria e Posaçme dyshon se në dosjen “Aruba” FI Bank është përdorur për pastrim parash, ndërsa një transaksion për blerjen e një gomoneje me vlerë të deklaruar 400 mijë euro, por që dyshohet se kushtonte 850 mijë euro, është pjesë e hetimit.

Në këtë dosje po hetohet një skemë e dyshuar për pastrimin e mbi 150 milionë eurove dhe fshehjen e 266 pasurive.

Bazuar përgjimeve në aplikacionin Sky Ecc të dokumentuara nga SPAK, rezulton përfshirja e CEO-së së bankës FIBANK, Elma Lloja dhe drejtorit të saj, Gledis Hysenaj për të kaluar në llogaritë e dy shtetasve 400 mijë euro me argumentin “Blerje Gomone”.

Gomonja ka kushtuar realisht 850 mijë euro, por me letra në bankë, për të pastruar, justifikuar apo qarkulluar paratë, është shënuar vlera prej 400 mijë eurosh. Konkretisht Adrian Rama i kërkon Edmond Jaupit  të kalojë në pronësi të këtij të fundit mjetin lundrues gomone ‘Uragan’. 

B- Ça do bëjmë me ato letrat e gomones? Do bojmë nai gjo për t’honën, apo kur të vish ti?
A – Po kur të vij unë o vlla. Ç’ke me letrat ti. N’rregull i ke tani.
B – E po t’bojmë ça do bojmë me ate, apо…?
A – Po ti njësoj do ta mbash autorizimin. Si nga ai, si nga mu, ç’rëndësi ka? S’ka lidhje.
B – Jo, me i kalu atij, se desha me pru… të dhënat ai. E kupton? Gjërat.
A – Kush do?
B – Ngaqë m’the t’premten ti mu, t’bi pagesën. Do ta bi them ai, apo t’i them kur t’vish ti o vlla.

Nga biseda evidentohet fakti se Edmond Jaupaj shprehet se ka blerë gomonen në vlerën katërqind mijë euro, por në fakt janë paguar tetëqind e pesëdhjetë mijë euro. Nisur nga fakti se shtetasi Dorin Maraku thotë “Ti e ke marr per at’ tjetrin, e ke fjalen?”, dhe Edmond Jaupi i konfirmon, krijohet bindja se mjeti nuk është në pronësinë e Edmond Jaupit, por të Adrian Ramës, siç rezulton nga komunikimet e tjera të zhvilluar lidhur me mjetin lundrues

spot_img

Latest articles

Related articles