Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike shpalli mbrëmë 20 anëtarët e rinj të Kryesisë.
Në orët të para të së enjtes, rreth orës 4 të mëngjesit, komisioni i zgjedhjeve i drejtuar nga Gazment Bardhi shpalli listën e fituesve, në mesin e të cilëve më e votuara rezulton të jetë Ilda Zhulali.
Te lista e meshkujve mësohet se Grigels Muçollari ka siguruar 170 vota, ndërsa kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, ka qenë ndër tre kandidatët më të votuar.
Ndërkohë që Arjan Ndoja, Edi Paloka, Gent Strazimiri, Fidel Kreka dhe Luan Baçi nuk renditen në mesin e të votuarve.
Në garën e zhvilluar ditën e djeshme, aktivistja Julia Emiri u zgjodh si kryetare e Këshillit Kombëtar të PD.
Aktivistja Emiri arriti të siguronte 207 vota, ndërsa kandidatja tjetër Silva Hasaj ka marrë 83 vota.
Me votat e marra, Julia Emiri ka siguruar “karrigen” e Edi Palokës, i cili ka qenë deri më tani kryetar i Këshilli Kombëtar.
Nga ana tjetër Sali Berisha ka vendosur të bëjë një ristrukturim thelbësor në kryesinë e Partisë Demokratike, duke mos rikandiduar më shumë se gjysmën e anëtarëve të zgjedhur gjatë katër viteve të fundit.
Nga 17 anëtarët e zgjedhur më parë, Sali Berisha ka vendosur të mos rikandidojë më shumë se gjysmën, duke i dhënë një tjetër drejtim strukturës drejtuese.
Nëntë emra, të cilët ishin ndër mbështetësit e hershëm të Foltores dhe Rithemelimit, nuk do të jenë më pjesë e kryesisë së dalë nga Këshilli Kombëtar.
Mes tyre spikasin ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe deputetët Bardh Spahia, Eno Bozdo dhe Ina Zhupa.
Kandidatet zonja (6 më të votuarat)
Ilda Zhulali 211
Eda Grimçi 177
Edith Harxhi 151
Mimoza Hajdarmataj 132
Lili Sulaj 124
Floriana Garo 114
——
Adriana Tolka 21
Alketa Mukadelati 23
Armanda Zeqiri 16
Denisa Kele 32
Eleina Qirici 99
Enkelejda Sallaku 66
Fatmira Kola 42
Ilirjana Kuçana 80
Mirela Tabaku 70
Kandidatët nga rinia (3 vajza, 3 djem)
Andia Ulliri 159
Glauk Olldashi 119
Nikola Kedhi 88
Fatjon Bathorja 86
Loreanca Hoxha 83
Desada Xhetani 64
——
Arlind Ahmetaj 3
Arnold Kariqi 42
Arlind Ahmetaj
Arsen Dushku 9
Erges Eskiu 71
Eva Metaj 59
Xhonatan Pano 48
Julian Beqiri 12
Jurgen Spaho 53
Kristina Gjoka 45
Laviola Guma 6
Mario Runa 20
Neada Stana 44
Nikolin Çali 51
Rezenbrik Serjani
Tedi Kopliku 73
Xhorxhia Niço 46
Xhulja Xhekaj 55
Kandidatët meshkuj (8 më të votuarit)
Grigels Muçollari 170
Ervin Minarolli 167
Fisnik Qosja 158
Gjin Gjoni 150
Dorian Teliti 132
Atird Hoxha 124
Ilir Alimehmeti 122
Keltis Kruja 115
—————————–
-Alfred Lela 62
-Arjan Ndoja 104
-Asllan Dogjani 65
-Aurel Bylykbashi 53
-Bislim Ahmetaj 71
-Edi Paloka 67
-Enri Çeno 94
-Fidel Kreka 19
-Gazmir Spahija 102
-Gent Strazimiri 79
-Lefter Gështenja 106
-Luan Baçi 70
-Lefton Kodhelaj 9



