Gazetari Lavdrim Lita e konsideroi një reagim normal atë të Ambasadës së SHBA-ve për qytetarët amerikanë në lidhje me protestat, por thekson se duhet reagim edhe për investimet amerikane në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, gazetari vë në dukje se ambasada duhet të mbante një qëndrim, pasi po përgojohet familja e Presidentit Trump, në lidhje me investimin në Zvërnec.
“Ata nuk janë në kushtet që t’i japin mend askujt, sot për sot në botë, administrata amerikane, me tarifat, situatën gjeopolitike. E kam pritur me shumë vëmendje prej dy muajsh që të kishte një deklaratë për investimet e huaja në vendin tonë, për investimet amerikane, për përfshirjen e familjes Trump. Ata duhet të mbanin një qëndrim për këtë gjë, sepse po përgojohet familja e Presidentit.



