Rama: Të rinjtë luajnë basketboll si mua, jo në protestë

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në facebook, një video teksa protestuesit marshojnë drejt zyrës së tij, e disa të rinj të tjerë vijojnë lojën në fushat sportive pranë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

Videon shefi i qeverisë e ka shoqëruar me shkrimin “me këtë pamje europiane të Tiranës së lirive të barabarta e shijeve të ndryshme për kohën e lirë, ju uroj një ditë të paqtë”.

Protestat e qytetarëve zhvillohen prej 1 muaji. Siç shihet dhe nga video e postuar nga Rama, pjesëmarrja dukshëm është më e ulët. Fillimisht protestat u nxitën nga investimi prej afro 4 miliardë dollarësh i planifikuar për në Zvërnec, duke vijuar më pas me kërkesat për dorëheqje të qeverisë e largimit të gjithë klasës politike që ka dominuar vendin në 36 vitet e fundit

spot_img

Latest articles

Related articles