Shkencëtarët apelojnë: Kujdes me sallam – salçiçe – kremviç shkaktojnë kancere

spot_img
Advertisements

Vijojnë thirrjet për të ndaluar përdorimin e nitriteve dhe nitrateve në mish, si dëshmi të një lidhjeje midis këtyre additivëve dhe kancereve. Këtë herë kërkesa për të kufizuar konsumin e mishit të përpunuar që përmban nitrit ishte nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti Queen’s Belfast, autorët e një studimi që morën si raste tumoret në minj.

Agjencia Ndërkombëtare e OBSH-së për Kërkimin mbi Kancerin (IARC) vendosi mishra të përpunuar, si salçiçe dhe sallam në Grupin 1 të disa ushqimeve karcinogjenike. Që atëherë, bota e hulumtimit është duke punuar për të gjetur saktësisht se cila substancë në mishin e përpunuar është përgjegjëse për efektin karcinogjenik. Që nga fillimi, vëmendja u përqendrua në nitritet dhe nitratet, additivët e përdorur për qëllime konservimi dhe anti-mikrobiale sepse tashmë dihej se në trupin e njeriut ato mund të transformohen në nitrosamines, substanca me një efekt të njohur karcinogjenik.

Studimi nga studiuesit britanikë u botua në NPJ Science of Food. Shkencëtarët ushqyen për 8 javë një grup minjsh me salçiçe që përmbanin aditivë. Një grup i dytë mori salçiçe pa nitrite dhe mish derri të papërpunuar dhe pa nitrite. Mishi përbënte 15% të dietës së të gjitha kafshëve. Një grup i katërt kontrolli ndoqi dietën standarde të ushqimit. Në këtë mënyrë, kërkuesit u përpoqën t’i afroheshin sa më shumë asaj që ndodh në ushqimin e njeriut, edhe nëse sasia e mishit të përpunuar korrespondon me një nivel të lartë konsumi të mishit të përpunuar. Në të kaluarën, kafshëve u jepeshin doza shumë të larta nitriti, jo të krahasueshme me marrjen e vërtetë.

Në fund të hulumtimit, minjtë e ushqyer me salçiçe kishin 53% më shumë kancere gastrointestinale sesa grupi i kontrollit. Dhe kjo nuk është e gjitha. Ata kishin gjithashtu më shumë kancer se grupet që ushqeheshin me salçiçe pa nitrite dhe mish derri të papërpunuar, respektivisht 30% dhe 35%.

Kristofer Eliot, autor i studimit dhe drejtor i Institutit për Sigurinë Ushqimore Globale bën thirrje që të ndalojë përdorimin e nitriteve në mish. Rezultatet e këtij kërkimi të ri e bëjnë edhe më të qartë rrezikun e kancerit të lidhur me mishin me nitrite. Konsumi i përditshëm i proshutës që përmban nitrit përbën një rrezik real për shëndetin publik. (IlFattoAlimentare)

spot_img

Latest articles

Related articles