Rama: Letra e arkitektit holandez për tu bërë “mbret” ishte shaka, nuk e kishte me të vërtetë

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj polemikave që kanë shoqëruar librin “The Albanian Files”, duke u ndalur te letra e arkitektit Reinier de Graaf, në të cilën, në mënyrë ironike, i sugjerohet të bëhet “mbret” në vend që të zhvillohen zgjedhje.

“…Dhe çfarë na thotë në të vërtetë letra e Reinier de Graaf është se, së pari, duhet njohur autori. Ai nuk është vetëm një arkitekt i njohur ndërkombëtarisht. Është autor librash dhe esesh mbi marrëdhëniet mes arkitekturës, pushtetit, kapitalit dhe politikës.

Ka një stil botërisht të njohur ironik, satirik, paradoksal, hiperbolik, mjete që ai i përdor në punën e tij, por nuk janë deklarata politike lineare dhe ai shkruan po kështu, në të njëjtën mënyrë, për Londrën, Dubain, Rusinë, Bashkimin Sovjetik, Bashkimin Europian, Kinën; njeri i lirë.

Dhe, edhe njëherë, e gjithë kjo kthehet në një nga shumë tekstet e akuzës, e akuzës inkuizicionale që po më bëhet mua nga gjithfarëlloj personazhesh”, u shpreh Rama

spot_img

Latest articles

Related articles