Ibrahim Kalın është një burokrat, akademik dhe zyrtar i lartë i shtetit turk. Ai shërben si drejtor i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë (MİT).
Ditën e djeshme ka qenë për vizitë në Tiranë pranë ambasadës së Turqisë dhe më pas në xhaminë e madhe të kryeqytetit. Ai luan një rol kryesor në politikën e jashtme të Turqisë, duke përfshirë diplomacinë dhe marrëdhëniet me vendet e rajonit të Ballkanit.
Më herët, ai ka qenë këshilltar kryesor dhe zëdhënës i presidentit Recep Tayyip Erdoğan, si dhe ka një karrierë të gjerë si pedagog dhe studiues në fushën e studimeve islame dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.



