Policia e Tiranës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 16 persona, të cilët morën pjesë në protestën dhe marshimin e zhvilluar në kryeqytet pas tubimit para Kryeministrisë.
Sipas policisë, protestuesit akuzohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Mësohet se penalisht janë proceduar shtetasit: Arben Kola, Luçiana Kokaj, Arilda Lleshi, Ernest Kapo, Aurel Kujtimi, Tomas Kroja, Mateo Yskollari, Xhonatan Dobrozi, Sergo Tafa, Ilir Xhemalaj, Ergi Qoku, Ervis Krepi, Ali Dizdari, Sokol Gjoka, dhe Emir Lecini.
Ndërkohë, Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor edhe dy persona të tjerë, Eduart Qema dhe Markel Capo, të cilët do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.



