50 ton k0kainë nga Amerika Latine, SPAK godet grupin e Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës | emrat

spot_img
Advertisements

SPAK ka goditur një prej grupeve kriminale më të mëdha të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës, të drejtuar nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, i cili dyshohet se ka transportuar të paktën 50 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Me vendim të GJKKO-së, ndaj 10 anëtarëve të grupit është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Deri më tani është ekzekutuar vetëm masa ndaj Florjan Musajt, ndërsa SPAK bën me dije se kërkimet vijojnë për dy persona që dyshohet se ndodhen në Shqipëri. Shtatë të tjerët rezultojnë jashtë territorit shqiptar

Personat ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë janë: Nikoll Bibaj, Isa Aliu, Sokol Bibaj, Florjan Musaj, Armando Pacani, Denis Matoshi, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, Dritan Gjika dhe Shpëtim Aliu.

spot_img

Latest articles

Related articles