Arlinda Pogaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duke mbyllur kështu një periudhë drejtimi në krye të këtij institucioni.
Në një deklaratë publike, Pogaj thekson se drejtimi i këtij institucioni ka qenë një privilegj dhe përgjegjësi e madhe, ndërsa shprehet se OBP është ndërtuar dhe konsoliduar nga e para gjatë mandatit të saj, duke fituar besimin e institucioneve publike në vend.



