Pse e vërteta mbeti lakuriq ? – nga Rigels Halili

spot_img
Advertisements

Një ditë të bukur u poqën rrugës gënjeshtra dhe e vërteta.

  • Mirëdita, – foli e para gënjshtra.
  • Mirëdita, – iu përgjigj e vërteta.
  • Ditë e bukur sot, – tha gënjeshtra.
    E vërteta pa përreth, për t’u siguruar dhe me të vërtetë, dita ishte e bukur.
  • Po, me të vërtetë, eshtë ditë e bukur, – tha e vërteta.
  • Akoma më i bukur është liqeni, – vazhdoi gënjeshtra – uji është i mrekullueshëm, a lahemi?
    E vërteta preku lehtë pasqyrën e ujit dhe ndjeu ëmbëlsinë e tij. U qetësua edhe këtë herë.
  • Po shumë mirë, lahemi – tha e vërteta.
    Dhe ashtu bënë. U zhveshën, u krodhën në liqen e filluan të notojnë duke u larguar nga bregu. Por gënjeshtra bëri një kthesë vrrulltas dhe doli në breg. Veshi rrobat e të vërtetës dhe filloi të vërdalloset. E vërteta nuk mund të vishte rrobat e gënjeshtrës, kështu që mbeti lakuriq e të gjithë i vinin vërdallë, por askush nuk dinte si ta vishte.
    Ja, për këtë po protestojnë shqiptarët sot: që ta veshin të vërtetën me rrobat që i takojnë. Barsoleta nuk është e imja, por mbeshtetja tërësisht për protestën po. Flamingot u thanë jo shkabave që po shqyejnë truallin e Shqipërisë. Ndaj duhen mbështetur. Mund të shtoj edhe metafora të tjera për pula që kakarisin të frikësuara, apo për kokoshë që këndojnë nga mëngjesi në darkë, se vetëm atë dinë të bëjnë. Ndërkohë, protesta do të vazhdojë deri sa të dëgjohet dhe të realizohet zëri i popullit. Sepse nuk është qeveria që zgjedh popullin, por është populli që zgjedh qeverinë.
spot_img

Latest articles

Related articles