Presidenti i Shoqatës së Gazetarëve: Gjergj Luca shfrytëzon fëmijët në punë, institucionet heshtin

spot_img
Advertisements

nga Isa Myzyraj

Videoja e publikuar nga Gjergj Luca, ku shfaqen të mitur të angazhuar në punë të rënda, për mua, është një nga pamjet më tronditëse që opinioni publik shqiptar ka parë në vitet e fundit.

Pas çdo fëmije që punon në kushte të tilla nuk qëndron asnjë histori suksesi, por një vjedhje e të tashmes dhe së ardhmes.

Është shqetësuese që një realitet i tillë paraqitet publikisht si një histori krenarie apo arritjeje. Fëmijët nuk kanë nevojë të lavdërohen për punën e rëndë që kryejnë, ata kanë nevojë të jetojnë.

Po aq tronditëse është heshtja e shumicës së institucioneve përgjegjëse. Përtej reagimit të Avokatit të Popullit, institucionet e tjera e bëjnë të paditurin dhe i ka pllakosur heshtja, sepse e dinë me kë kanë të bëjnë.

Shfrytëzimi ekonomik i fëmijëve bie ndesh me detyrimet që Shqipëria ka marrë përsipër përmes Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës, e cila garanton mbrojtjen e fëmijëve nga puna që dëmton shëndetin, zhvillimin dhe arsimin e tyre. Po ashtu, ai bie ndesh me Konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës për moshën minimale të punësimit dhe Konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës për format më të rënda të punës së fëmijëve.

Zot, mos i fal!

spot_img

Latest articles

Related articles