Në kulmin e debatit për projektin e Zvërnecit, Prokuroria e Posaçme ka nisur një aksion të gjerë duke goditur disa prej biznesmenëve më të fuqishëm në industrinë e ndërtimit, por jo vetëm. Mëngjesin e sotëm nga SPAK erdhi lajmi se është arrestuar biznesmeni Orest Sota, i njohur për publikun.
Por surpriza e madhe ishin dy emra të tjerë; Artur Shehu dhe Ilir Shtufi. I pari është pronari pas tokës në Zvërnec që lidhi kontratë me investitorët e dhëndrit të Trump, Jared Kushner për investimin që ka shkaktuar protesta masive prej dy javësh në Shqipëri.
SPAK ka vendosur sekuestro mbi rreth 138 milionë eurot e depozituara në llogaritë e noteres Amela Muka, para që lidhen me transaksionet e kompanisë Albanian Land Development, një nga subjektet që ka luajtur rol në blerjen dhe konsolidimin e pronave për projektin e Zvërnecit. Artur Shehu është shpallur në kërkim.
Ai ndodhet në SHBA prej dekadash, sikur deklaroi vetë pak ditë më parë në një intervistë lidhur me ngjarjet në Zvërnec dhe pronësinë e tokës. Biznesmeni i dytë surprizë në listën e të kërkuarve të SPAK-ut është Ilir Shtufi. Në pronësi të tij janë disa kompani dhe investime, më kryesorja që është lakuar në media është kulla ‘Mali i Tiranës’.
Gjithashtu pjesë e dosjes janë vëllezërit Artur dhe Luçiano Koçeku, të dyshuar si drejtues të një rrjeti të trafikut të drogës. Hetuesit dyshojnë se fitimet e krijuara nga aktiviteti kriminal, përfshirë trafikimin e kokainës nga Amerika Latine, janë futur më pas në ekonominë formale përmes investimeve në prona, ndërtim dhe zhvillim.
Trafiku i drogës dyshon SPAK-u se lidh emrat e fuqishëm të biznesit në Shqipëri për të pastruar më pas paratë në ndërtim dhe investime të tjera duke zaptuar bregdetin. Në kuadër të këtij operacioni, po ashtu janë lëshuar 20 masa sigurie dhe janë sekuestruar mbi 100 milionë euro pasuri, llogari bankare dhe prona.
20 emrat e biznesmenëve dhe anëtarëve të grupeve në dosjen e SPAK-ut
Ardian Zykaj
Alfredo Hamzai
Adrian Rama
Erjon Rama
Orgest Bircaj
Orest Sota
Elton Memeti
Artur Shehu
Leonard Bishaj
Arben Ismaili
Edmond Jaupi
Besnik Myftari
Dritan Aga
Luciano Koceku alias Artur Koceku
Dino alias Abedin Koceku
Ervin Koceku
Astrit Vladi
Kastriot Vladi
Gezim Islami
Ilir Shtufi
Vendimi për dosjen e Zvernecit
- Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme, shuma monetare në valutën euro të ndodhura n ë llogarinë bankare te noteres publike Amela Mukaj, person fizik, si më poshtë vijon:
i) Shuma e parave 110.247.134 euro, sipas kontratës së shitjes me nr. 2062 rep., nr. 1166 kol., datë 24.04.2026 me palë Artur Shehu dhe “Albanian Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
ii) Shuma e parave 10.044.684 euro, sipas kontratës me nr. 2060 rep., nr. 1164 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe “Albania Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
iii) Shuma e parave 8.062.619 euro, sipas kontratës me nr. 2061 rep., nr. 1165 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe “Albania Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
Sekuestrimet e pronave të Ilir Shtufit dhe familjes Koçeku
-2000 m2 në Green Coast, ku do ndërtohen 2 vila dhe pishinë (në emër të Nova Construction)
-Apartament duplex 176.3 m2 te “Garden Building” (e Nova Construction), e lidhur me Rigels Islamaj
-Apartament 110 m2 te “Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku
-Apartament 165 m2 te “Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku
-Apartament 69.6 m2 te “Garden Building” e blerë nga Elona Koçeku (me pëlqim të Nova Construction)
-Depo te Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku
-Vilë e ERALD-G të Gëzim Islamit në Gjilekë
-43% e blerjeve që ERALD-G ka bërë në “Garden Building” të Ilir Shtufit
-38% e një pallati 16 katësh (33.719 m2) te “Mine Peza“, që i takon Luçiano Koçekut
-38 PASURI TË PALUAJTSHME të Nova Construction të Ilir Shtufit në rrugën “Stavri Themeli”
-106 garazhe në “COLONADE” në Tiranë, në ndërtim nga të Nova Construction të Ilir Shtufit
-Biznes në “COLONADE”
-23 APARTAMENTE NË “COLONADE”, të Ilir Shtufit
-7 PASURI të Luçiano Koçekut në Tiranë, 5 në bashkëpronësi me Gëzim Islamin
-30% e aksioneve të Unlimited Counstruction, që i ka ERALD-G por që SPAK thotë se I takojnë Luçiano Koçekut
-“MAZO BAR” e Luçiano Koçekut dhe 2 llogari bankare të saj
-Biznesi “G.A.V. Invest”, e Luçiano Koçekut dhe 3 llogaritë bankare të tij
-Palestra “Infinity Group” e lidhur me Koçekun dhe llogaritë bankare
-33 LLOGARI BANKARE të Luçiano Koçekut
-8 LLOGARI BANKARE të Greta Tola, gruaja e Luçiano Koçekut
PASURITË E SEKEUSTRUARA TË Erjon dhe Adrian Ramës
7 Vila në Palasë të shitura nga Erjon dhe Adrian Rama, dhe 1.626.000 euro të përfituara nga shitja e tyre, të gjenduar në llogaritë e Erjon dhe Adrian Rama
9 llogari bankare të Erjon Ramës
21 llogari bankare të Ardian Ramës
Një pasuri në Sallmone, Shijak dhe 58 mln lekë për shitjen e saj në llogaritë e Ardian Ramës
Tre llogari të kompanisë Kryeon.83 të Adrian Ramës
2 vila në Rolling Hills të Ardian Ramës
Truall në Sarandë
3 vila dhe dy apartamente në Jalë
Kompania Kryon.83 me seli në Tiranë dhe Prishtinë



