Qytetarët vijojnë marshimin e tyre, ndërsa kanë përsëritur për 10 ditë me radhë thirrjen “O Erion, o llir prite Ramën mysafir”. Përmes këtyre protestave ata kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta e tyre ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi protesta është shpërndarë edhe në qytete të tjera të vendit dhe diasporë. “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama ka mbaru”, “O Erion, o legen prite Ramën se po vjen” dhe “Opoziat jemi” këto kanë qenë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar protestën e tyre.



