Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Gjirokastër, ku një i mitur ka humbur jetën pasi dyshohet se është mbytur në pishinën private “Glow”.
Viktima është identifikuar si Arbër Peçi, 15 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri është nxjerrë nga uji pa shenja jete, ndërsa autoritetet janë njoftuar menjëherë për ngjarjen.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.



