Edi Rama u përpoq ta mbajë të fshehur duke gënjyer opinionin publik për ditë me radhë. Kryeministri ka vulosur dhe firmosur nisjen e punës për në Zvërnec.
Në 28 Janar 2025, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT), nën drejtimin e Ramës, ka miratuar disa vendime, ndër të cilët “Resort turistik në Gadishullin e Zvërnecit”, Blloku Rezidencial F1V2, F1V3, F1R6”, me vendndodhje në Pishë Poro-Nartë, Bashkia Vlorë”.
Leja e ndërtimit është lëshuar në favor të kompanisë “Zvërneci South Adriatic Development”. Kompania është krijuar në Gusht të vitit 2024 dhe qëllimi i saj duket se ka qenë pikërisht projekti turistik në Zvërnec.
Shoqëria “Zvërneci South Adriatic Development” zotërohet nga një kompani off-shore me seli në Amsterdam, “Universal Properties Projects BV”.




