Në Tiranë është shpallur në kërkim, Armand Lilo takon djalin e Trump në Zvicër

spot_img
Advertisements

Në Tiranë është i kërkuar nga policia për zjarrin në Pallatin tek Farmacia 10, biznesmeni Armand Lilo në Global Economic Roundtable në Zyrih, Zvicër, së bashku me një grup të spikatur biznesmenësh, investitorësh dhe liderësh nga Shqipëria, Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të botës.

Në një periudhë kur zhvillimet gjeopolitike po ndikojnë drejtpërdrejt ekonominë globale, diskutimet u përqendruan në çështje me rëndësi strategjike, si lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet me Iranin, siguria energjetike, flukset ndërkombëtare të kapitalit, si dhe sfidat dhe mundësitë e reja të ekonomisë botërore.

Një nga momentet më të veçanta të forumit ishte pjesëmarrja e Donald Trump Jr., i ftuar nderi i aktivitetit, i cili ndau pikëpamjet e tij mbi zhvillimet gjeopolitike, investimet, ekonominë globale dhe rëndësinë e lidershipit në një botë gjithnjë e më komplekse dhe të ndërlidhur.

spot_img

Latest articles

Related articles