Krimi Ekonomik pranë policisë së Tiranës ka arrestuar 2 punonjës të një banke të nivelit të dytë në Tiranë, ndërkohë 6 punonjës të tjerë janë në arrest shtëpie dhe 4 pezullim nga detyra.
Operacioni erdhi pas denoncimit të disa qytetarëve të cilët ishin klient në këtë bankë dhe paratë e tyre nuk i kishin në llogarinë e tyre. Dyshohet se punonjësit me njërit tjetrin kanë zhvatur paratë e klientëve.
Deri tani dyshohet dëmi më shumë se 500 mijë euro të paktën nga rastet e dokumentuara.
Tiranë/Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizon në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Wrong Transaction”.
Ekzekutohen masa sigurie për 11 punonjës në një bankë të nivelit të dytë, të cilët nëpërmjet falsifikimit dhe ndërhyrjeve në sistemin kompjuterik, iu vodhën 2 klientëve, 309 740 euro dhe 92 000 dollarë.
Emrat
Albin Keta drejtori Filialit
Gilbert Hoxha zv.Drejtori
Shpallet në kërkim 1 punonjëse.
Punonjësit në arrest shtëpie:
Griselda Bana
Dorisa Doka
Oksana Kadiu
Resmije Stafa
Blerta Nelaj
Zhaklina Buçpapaj
Elona Qose
Iva Dollaku
Ensuida Keci
Bjorn Mazniku
Në kuadër të operacionit “Wrong Transaction”, pas një hetimi proaktiv rreth kallëzimeve të 2 shtetasve, kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, u ekzekutuan këto masa sigurie:
-masa “Arrest në burg”, për shtetasit A. K., 33 vjeç dhe G. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, përkatësisht drejtor dhe zëvendësdrejtor i një filiali banke të nivelit të dytë;
-masa “Arrest në shtëpi”, për shtetaset G. B., 42 vjeçe, D. D., 24 vjeçe, O. K., 24 vjeçe, R. S., 27 vjeçe dhe Zh. B., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, të gjitha punonjëse shërbimi në këtë bankë;
-masa “Pezullim i ushtrimit të detyrës a shërbimit publik”, për shtetasit E. Q., 47 vjeçe, I. D., 25 vjeçe, E. K., 38 vjeçe dhe B. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, të gjithë punonjës shërbimi në të njëjtën bankë.
Në vijim, u shpall në kërkim shtetasja B. N., 25 vjeçe, gjithashtu punonjëse shërbimi, për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Punohet për kapjen e saj.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, duke shpërdoruar detyrën respektive, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë ndërhyrë në sistemet bankare të 2 klientëve në bankë, për të vjedhur nga llogaritë e tyre, 309 740 euro dhe 92 000 dollarë në total.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.



