Nuk kaluan as 24 orë dhe Prokuroria e Posaçme ka bërë prapaktheu duke liruar llogaritë bankare të kompanisë nga Katari e angazhuar projektin e Zvërnecit. Llogaritë u bllokuan në BKT në kuadër të një hetimi pas dyshimeve për një skemë të tjetërsimit të pronave në këtë zonë.
Burimet i thanë redaksisë se SPAK ka liruar llogaritë që e vëllezërve miliarderë nga Katari, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat. Të njëjtat burime thanë se lirimi i llogarive u bë për të shmangur përballjet ligjore në Gjykatën e Arbitrazhit.



