Dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur në një fshat në Korçë teksa kryhej një operacion antidroge.
Të arrestuarit iu gjet një sasi prej më shumë se 12 doza lëndë narkotike të dyshuara kokainë në ambIentet e një lokali në fshatin Lumalas.
Gjatë operacionit, u regjistrua edhe aksidenti në afërsi të po të njëjtit fshat. Një nga efektivët është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



