A po përpiqet dikush të zhbëjë shqiptarët nga trojet e tyre?

spot_img
Advertisements

Av. Tartar Bazaj


Nëse një popull nuk regjistrohet siç është, a rrezikon të zhduket nesër nga statistikat, nga historia dhe më pas nga vetë toka e tij?
Shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër autoktonë të gadishullit ILIR. Kjo nuk është vetëm krenari historike, por një e vërtetë që lidhet me gjuhën, kulturën, traditat dhe vazhdimësinë tonë ndër shekuj. Megjithatë, sot lind një pyetje SHUMË E MADHE: Pse në shumë raste shqiptarët hezitojnë të deklarojnë identitetin e tyre kombëtar? Pse politika jonë nuk kanë guxim të flasim mbi domosdoshmërinë e përmbushjes së këtij misioni fisnik dhe identitar???? Kush përfiton nga tkurrja e numrave tanë? Dhe pse regjistrimi i shqiptarëve trajtohet shpesh si çështje politike dhe jo si një e drejtë themelore njerëzore si gjithë popujt e tjerë????
Feja kurrë nuk e ka zhbërë kombin shqiptar. Myslimanë, katolikë, ortodoksë apo bektashinj. Të gjithë jemi vëllezër të një gjaku, të gjithë kemi folur të njëjtën gjuhë, të gjithë, të gjithë jemi vrarë për trojet e lëna amanet nga paraardhësit tanë, të gjithë kemi qarë të njëjtat plagë dhe kemi mbrojtur të njëjtën tokë. Të gjithë kemi dhënë dhe kemi marrë te vëllezërit tanë pa ndarje fetare.Të gjithë jetojmë sot, diskutojmë, punojmë me njëri-tjetrin. Historia na ka treguar se sa herë jemi përçarë, të tjerët kanë shkruar fatin tonë. Ndërsa kur kemi qëndruar të bashkuar me njëri tjetrin, i kemi dalë KOMBIT PËR ZOT, kemi mbijetuar përballë perandorive dhe copëtimeve. Kemi thyer ushtri të papërballueshme, por kjo gjithmonë të bashkuar si vëllezër të një gjaku arbëror.
Regjistrimi i shqiptarëve nuk është thjesht statistikë. Është identitet dhe një emergjencë kombëtare, sepse arma më e fuqishme e armiqëve tanë ka qënë feja për të na përçarë dhe më pas për të na sunduar. Regjistrimi është dëshmi e ekzistencës sonë si dhe krenari për ti treguar botës dhe miqëve tani, por edhe armiqëve se ne jemi ZOTËR TË GADISHULLIT ILIR. Regjistrimi i shqiptarëve është mbrojtje e gjuhës, kulturës dhe të drejtave tona kombëtare. Sepse një komb që nuk deklarohet siç është, rrezikon të tjetërsohet në të ardhmen. Dhe një popull që hesht për vetveten, u hap rrugë të tjerëve të flasin në emrin e tij.
Prandaj sot pyetja nuk është vetëm “sa shqiptarë jemi?”.
Pyetja është: A do të kemi guximin të mbrojmë identitetin tonë kombëtar pa frikë, pa ndasi dhe pa heshtje por KRENAR SIÇ NA I KA HIJE? ZOTI BEKOFTË KOMBIN ILIR AUTOKTON PA DALLIM FEJE

spot_img

Latest articles

Related articles