Evi Kokalari kallëzon në SPAK familjen Berisha dhe i denoncon te Marco Rubio

spot_img
Advertisements

Aktivistja Evi Kokalari, përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije se mëngjesin e kësaj të premteje ka bërë një kallëzim në SPAK ndaj familjes Berisha, dhe disa prej “besnikëve” të kreut të PD.

Sipas saj arsyeja e këtij kallëzimi vjen pasi ata “kanë marrë pengg Partinë Demokratike”.

“Kam shpjeguar në detaje se si u mor peng Partia Demokratike nga Kuvendi i 30 Prillit 2022 dhe si është përdorur për interesat personale të tyre. Jam në dispozicion të plotë të SPAK-ut për këtë çështje, si dhe për çdo çështje tjetër ku prokurorët e shohin të arsyeshme që unë mund t’ju nevojitem”, shkruan Kokalari.

Po ashtu kokalari ka paraqitur një padi civile përmes së cilës kërkon pezullimin e zgjdhjeve të 23 Majit, si edhe i ka dërguar një denoncim të detajuar Sekretarit të Shtetit Marco Rubio.

“Për sa i përket Shqipërisë, me ndihmën e SPAK-ut dhe të Gjykatës, si dhe me mbështetjen nga jashtë të DASH-it dhe EPP-së, do ta izolojmë këtë kancer që ka pushtuar opozitën dhe, si pasojë, të gjithë politikën shqiptare. To be continued”, shkruan aktivistja.

spot_img

Latest articles

Related articles