Ramës i dështon ‘skenari’ në Tokio, kryeministrja japoneze nuk e lejon t’i puthë dorën (video)

spot_img
Advertisements

Kryeministrit Edi Rama nuk i ka ecur skenari në Japoni. Një moment jo shumë komod për Ramën është bërë viral, pasi kryeministrja japoneze Sanae Takaichi nuk e ka lejuar atë t’i puthte dorën gjatë përshëndetjes zyrtare.

Në videon e publikuar, Rama afrohet drejt homologes japoneze, por Takaichi reagon menjëherë duke e tërhequr dorën dhe shmangur kontaktin. Duke krijuar kështu një situatë të sikletshme para kamerave, të cilin kryeministri bëri sikur nuk i kushtoi rëndësi.

Pas publikimit të videos, shumë përdorues në rrjet e krahasuan menjëherë episodin me marrëdhënien e afërt që Rama ka shfaqur publikisht me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Pasi këtë skemën e puthjes së dorës Rama e nisi me Melonin, e vijon edhe me Kaja Kallas.

Konkretisht kryeministri, i cili e ka quajtur shpesh Melonin “motër”, është parë në disa raste duke i puthur dorën apo duke përdorur gjeste tepër miqësore ndaj saj gjatë takimeve publike dhe zyrtare. Pikërisht për këtë arsye, komentues të shumtë e interpretuan episodin në Tokio si një moment ku i njëjti stil komunikimi nuk u prit në të njëjtën mënyrë.

Ekziston edhe mundësia se reagimi i kryeministres japoneze mund lidhet edhe me formalitetin dhe etikën strikte të kulturës diplomatike japoneze, ku gjeste të tilla konsiderohen të pazakonshme në daljet zyrtare.

Mirëpo këtë herë kryeministrit i doli huq në Japoni. Takaichi ia ndërpreu ‘show-n’ në mes Edi Ramës.

spot_img

Latest articles

Related articles