Kreu i PLL, Axhami: Revolta e Qafë Barit, zëri i lirisë në errësirën e diktaturës!

spot_img
Advertisements

Më 22 maj 1984, në burgun famëkeq të Qafë Barit, ndodhi një nga aktet më të fuqishme të rezistencës kundër diktaturës komuniste në Shqipëri.
Në këtë revoltë heroike, dy emra mbeten të gdhendur përgjithmonë në kujtesën kombëtare, Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, dy martirë të lirisë, të vrarë barbarisht nga regjimi komunist.
Por përkujtimi i martirëve dhe i ditëve të tilla nuk mjafton, nuk mjafton vetëm me ceremoni.
Historia humbet kuptimin nëse nuk nxjerrim mësime prej saj.
Kjo e kaluar e hidhur e jona nuk mund të mbyllet pa drejtësi.
Dhe kjo drejtësi vendoset kur ekziston vullneti i mirë, kur ne insistojmë dhe punojmë çdo ditë për të e arritur atë.
Është e pafalshme që sot pas 35 vitesh pluralizëm demokratik dhe ndërkohë pas 42 vitesh nga kjo Revoltë e Qafë Barit, nuk kemi arritur të bëjmë që shpirtërat e martirëve të lirisë të flenë të qetë,
Kjo sepse akoma…
… nuk u dënuan ligjërisht këto krime apo edhe falje nuk u kërkua për to, pavarsisht që edhe asnjëherë nuk u kërkua hakmarrje ndaj tyre.
Autorët dhe aktorët nuk mbajtën as përgjegjësi shoqërore e qytetare pa le të dënoheshin për këto krime duke i bërë publike nëpërmjet edhe hapjes së dosjeve të ish sigurimit.
Këto pak përsa më sipër nuk janë dhe nuk duhet të kuptohen thjesht si dëshirë e një proces politik, por janë një detyrim moral dhe historik i shoqërisë dhe shtetit tonë dh nlse nuk kuptohen dhe trajtohen si të tilla kurrë drejtësia nuk do të vihet në vend.
Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë dhe e paplotë.
Le të mbetet kjo ditë e Revoltës së Qafë-Barit si një kujtesë e përhershme dhe një thirrje ndërgjegjeje:
Të mos harrojmë, që të mos përsëritet!
Nderim dhe respekt i përjetshëm për të gjithë të përndjekurit politikë, për ata që vuajtën, u sakrifikuan dhe u vranë, si dhe për ata që edhe sot mbeten zëri i ndërgjegjes kombëtare.
Lavdi martirëve të lirisë!

spot_img

Latest articles

Related articles