Rama njofton i lumtur popullin e tij: Ju thamë IBAR-in

spot_img
Advertisements

Shqipëria ka kaluar draftin e qëndrimit të përbashkët të përkohshëm të BE-së në grupin e punës së COELA-s, IBAR në grupin e ambasadorëve. Ndërkohë në lidhje me këtë hap të rëndësishëm për integrimin në BE ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” kryeministri Edi Rama.

I cili e nis statusin e tij duke iu drejtuar opozirtës për të cilët thotë se me përpljekjet sipas tij për ta “zhgarravitur” Shqipërinë Humbën.

“Thanë negociatat u bllokuan. Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua. U lëshuan rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendje.

Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi”, shkruan Rama.

I cili më tej e konsideron këtë hap një histori suksesei dhe njjë ditë krenarie për Shqipërinë.

spot_img

Latest articles

Related articles