Regjisori spanjoll Pedro Almodovar tha të mërkurën në Festivalin e Filmit në Kanë se evropianët duhet të krijojnë një “mburojë” kundër “monstrave” si amerikania Donald Trump, izraeliti Benjamin Netanyahu dhe rusi Vladimir Putin. Almodovar, nominuar këtë vit për Palmën e Artë me filmin “Amarga Navidad”, theksoi se kjo detyrë lind nga respekti për të drejtën ndërkombëtare.
Ai shtoi se artistët kanë një detyrim moral për të folur për politikën dhe për të denoncuar padrejtësitë, duke e konsideruar heshtjen si një simptomë të zhvlerësimit të demokracisë. “Një artist duhet të flasë pa shtrembërime, me fytyrë të zbuluar për më të keqen që na ndodh,” tha regjisori 76-vjeçar, duke u shprehur shqetësim për ngjarjet e tmerrshme që ndodhin çdo ditë në botë.
Ngjashëm, aktori Javier Bardem, një ditë më parë, denoncoi “maskulinitetin toksik” të tre udhëheqësve, duke i akuzuar ata për luftëra që kanë shkaktuar mijëra vdekje.



