Drejtori i MCN Tv, Endri Meksi tha në studion e MCN Live se dosja e AKSHI-t ka hyrë në një fazë të hetimeve të SPAK dhe po thirren për t’u pyetur dhe biznesmenët e përmendur tek dosja e sekuestrove.
Kemi hyrë në fazë të re të hetimeve të SPAK. Po thirren dhe biznesmenët që janë përmendur edhe tek dosja e sekuestrove. Janë disa biznesmenë dhe firmat e tyre që janë regjistruar si kompani dhe persona në hetim. Është pjesë normale që të pyeten është pjesë e procedurës. dhe do mbrohen në çdo rast.
Më tej, Meksi tha se SPAK në dosje ka kapur elementin e heqjes dhe vendosjes së certifikimeve CSP dhe CSI që jepen nga shteti.
Aktualisht këto certifikime i jep Altin Jani.
Ndër vite kriteret janë vështirësuar. Vijnë certifikatat e stafit, numri i stafit. Ke një punë që e bëjnë dy veta, ai thotë që duhet 20 inxhinierë.
Tenderat e One Albania, kompania hungareze me zyra në Shqipëri janë të tillë, kur është bërë puna për ata duhet 35-37 inxhinierë, a thua se fibrat optike nëpër puseta i shtrojnë inxhinierët. Kompani të ndryshme ankimojmë se autoritetet thonë duhen shumë inxhinierë, që të garantohen një shërbim i paparë në të ardhmen .
Këtu vijmë tek CSP dhe CSI që janë kritere më të veçanta. Përveç inxhinierëve, me kualifikimin e shkollës së lartë.
Vijmë tek certifikimet e kurseve. Në fillim kur kanë nisur i janë referuar kompanive të mëdha. Ti quhesh inxhinier IT me specializim në netëorking, dhe pretendohet se ti duhet të kesh disa letra nga një kompani e huaj deri diku e njohur që X ka bërë një kurs në filan datë dhe certifikimi i kompetencave ka një skadencë. Deri këtu ok, se është praktikë në botë. Zakonisht i lëshon Microsoft dhe kompani të ngjashme.
Oracle ia jep një zyre në Tiranë. Është një person që ka vulën si të paketuar. Larry Ellison është pronari që ka 400 mln euro pasur, ka gjet një person në Tiranë, ia ka dhënë vulën dhe ai bredh me vulën dhe vulos certifikata në emër të Oracle.
Lëshon dhe MFA. Kudo që qarkullon Oracle është ai tipi, e dinë të gjithë IT e Tiranës. Nuk flasin.
Hyjnë dhe kurset shqiptare. E nis me Microsoftin.
Këtu hyn në punë KPP, ankimimi. Çfarë quhet ekuivalente. Një kurs i bërë në Laprakë është i vlefshëm si ai i Microsoft?
KPP nuk shkon në zyra, sheh letrën e thotë kjo më pëlqen kjo jo, ky është kunati, për këtë më ka thënë X pastrohen letrat. Pasi edhe kjo nuk mjafton se del një person si Geron Meçe dhe ia luan lojën deri në fund, vijnë tek të tjera procedura, CSI dhe CSP që i jep shteti. I lëshon Altin Jani, prej 1 viti i heq dhe vendos si të dojë. Nëse hyn në një garë që s’të kanë dhënë ‘ok’, ta heq certifikimin pak ditë para garës. Gjen një arsye ligjore që ankimi që do shumë ditë, ky është elementi që ka kapur SPAK tek dosja e vet.



