Pas qumështit të rrezikshëm pluhur për bebet moshës nga 0-2 vjeç, një tjetër problematikë ka ndodhur me ushqimet e rrjetit të supermarketeve “Rossmann & Lala.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka urdhëruar sot tërheqjen nga tregu të biskotave gjermane “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”, të tregtuara në supermarketet “Rossmann & Lala”, pas konstatimit të niveleve mbi normat e lejuara të mykotoksinave.
Institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse e kanë blerë produktin, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë pranë marketeve ku e kanë marrë, ndërsa vijojnë verifikimet përkatëse lidhur me rastin.



