Në pranga një tjetër efektiv policie

spot_img
Advertisements

Oficeri I Krimeve të Rënda në policinë e Sarandës, Nënkomisari Edmond Ruçi është ndaluar mbrëmjen e sotme nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, shkruan BW.

Ruçi është zyrtari i radhës i ndaluar në Sarandë lidhur me një hetim për ndërtimin e një lokali pa leje në qytetin bregdetar.

Më herët në pranga kanë rënë shefi i Komisariatit të Sarandës Gëzim Bashllari dhe inspektori Robert Cullaj, ndërsa efektivët Ajdin Ismaili dhe Andi Duro janë lënë në arrest shtëpie.

spot_img

Latest articles

Related articles