Jonathan Antic, djali i themeluesit të kompanisë së modës me famë botërore Mango, Isaac Antic, është arrestuar në Spanjë.
Arrestimi u krye nga autoritetet katalanase si pjesë e një hetimi për vdekjen e babait të tij, i cili vdiq në dhjetor 2024 pasi ra nga një shkëmb pranë Barcelonës. Sipas deklaratës përkatëse, Jonathan Antic po merret në pyetje nga autoritetet, pa dhënë detaje të mëtejshme deri më tani.
Familja kishte deklaruar vitin e kaluar se ishte e bindur për pafajësinë e Jonathan, pasi raportet e mediave lokale treguan se një hetim zyrtar për një vrasje të mundshme ishte duke u zhvilluar.
Isak Antic, një biznesmen i njohur në industrinë e modës, humbi jetën duke rënë nga një shkëmb me lartësi mbi 100 metra, ndërsa po bënte ecje me familjen e tij në shpellat e Montserrat, në Katalonjë.
Biznesmeni 71-vjeçar, një entuziast i maleve dhe ecjeve malore, ndodhej në zonë për t’u çlodhur me anëtarët e familjes së tij. Në orën 12:30 të ditës së shtunë, më 14 dhjetor, të afërmit e tij telefonuan në numrin 112, duke kërkuar ndihmë.
Një helikopter dhe një ambulancë u dërguan në vendngjarje, por kur mbërritën ekipet e shpëtimit, ata konfirmuan vdekjen e tij.
Siç dihej, Jonathan ishte vetëm me të atin në kohën e aksidentit. Deklarata e tij para autoriteteve nuk ishte bindëse, përkundrazi, ajo nxiti dyshime, siç shkroi El Pais disa muaj pas tragjedisë.



