Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Kuçovë, ku një shtetas ka qëlluar me armë zjarrin efektivin e Policisë, me ininciale A.T.
Përmes një njoftimi zyrtar Policia e Shtetit ka bërë me dije se rreth orës 19:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë ishin dukë kryer shoqërimin e 45-vjeçarit me ininciale Z.S.
Mirëpo, gjatë shoqërimit të këtij shtetasi nga Komisariati i Fierit, drejt atij të Kuçovës, ai ia ka rrëmbyer armën e shërbimit policit 20-vjeçar dhe e ka plagosur këtë të fundit.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që i arrestuari ka pasur me efektivin.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i efektivëve të tjerë, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e 45-vjeçarit, ndërkohë që polici është dërguar në spital.
Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën autorit të fshehur në trup një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.



