Partia Lëvizja e Legalitetit, e drejtuar nga Shpëtim Axhami, përmes një komunikimi publik u ka bërë ” thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo ku janë, se ky është momenti për të mos heshtur. Është momenti të bashkohemi për atë që na lidh në identitetin tonë të përbashkët, për Gjuhën Shqipe”.
Çdo shqiptar, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por kudo që ndodhet, nuk mund të heshtë kur cënohen të drejtat e tij, sidomos kur bëhet fjalë për gjuhën amtare, ashtu siç po tentohet sot në Maqedoninë e Veriut.
E drejta për gjuhën nuk është privilegj, por një e drejtë themelore. Për ne shqiptarët, ajo është fituar me sakrifica, përballje dhe luftë.
Partia Lëvizja e Legalitetit u bën thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo ku janë, se ky është momenti për të mos heshtur. Është momenti të bashkohemi për atë që na lidh në identitetin tonë të përbashkët, për Gjuhën Shqipe.
Sot është koha që çdo shqiptar me dinjitet të dalë në mbështetje të të rinjve dhe të tregojë se çështjet kombëtare janë çështje të përbashkëta për të gjithë ne. Kur të drejtat tona shkelen, ato nuk mbrohen vetëm me fjalë, por me bashkim dhe veprim të përbashkët, sikurse është edhe protesta që do të mbahet më 18 Maj 2026.
Protesta dhe bashkimi janë detyrim. Heshtja përballë padrejtësisë është bashkëfajësi.




