Deputeti socialist Erion Braçe, vijon denoncimet për parkingjet në Tiranë.
Së fundmi ai ka denoncuar një skandal që ndodh në kompleksin Delijorgji.
Sipas tij, biznesmeni Mihal Delijorgji i ka bërë rrugët në kompleks, në mënyrë që ti të mos kesh mundësi të ndalosh as një sekondë dhe të parkosh në parkingun e tij, ku edhe nëse qendron një minutë, paguan 3 mijë lekë të vjetra.
Ndaj dhe banorët e këtij kompleksi, sipas Braçes, detyrohen e parkojnë në lagje të tjera.
Postimi i plotë i Braçes
NJE MINUT KUSHTON 3 EURO;
KY ESHTE KOMPLEKSI QE TREGOHET SI ME I MIRI NE TIRANE! NE FAKT ESHTE MBASE ME I SHTRENJTI,
PER GJITHCKA!
Tamam kjo me solli ketu;
Shihini pak rruget publike ketu. Nuk i ka bere Bashkia, i ka bere ndertuesi i pallateve.
MJESHTRI I PARASE i ka bere keshtu per te mos lejuar asnje minute parkim anes rruges, as per te marre nje porosi nga familjari larte ne shtepi, as per te blere nje tigan ne dyqanet e tij, as per te marre nje kafe apo kos ne dore etj;
Por edhe per furnizimet e dyqane eshte po keshtu-shiheni videon.
MJESHTRI I PARASE ka bere parkime nentokesore ku edhe per nje minut do paguash 3 EURO!
Afermendsh, qofte edhe se eshte e padrejte, ti nuk parkon ketu-familjar, bleres, punetor qofsh, kalon LANEN dhe vjen e PARKON ne IRFAN TOMINI; ndaj lagjia ime eshte kthyer ne nje parkim gjigand makinash;
JANE MAKINAT E DELIJORGJIT, KETYRE RRUGEVE TE TIJ, SHTRENJTESISE PER GJITHCKA, PERFSHIRE PARKIMET!
TANI KAM NJE PYETJE PER SHENJTIN E HAPESIRES PUBLIKE NE KETE QYTET:
ESHTE NE PERPUTHJE ME KODIN RRUGOR KJO RRUGE KETU DHE KESHTU?!
Jo per gje por lagjia perballe eshte ndryshe ne rruget e saj!
Po pres nje pergjigje me sheqer qe ti bejme LIKE dhe une dhe afrimi!



