Qeveria Rama ha shuplakë në Bruksel, bllokohet integrimi në BE! 9 vende duan sqarime

spot_img
Advertisements

Shqipëria ka “mbetur sërish në klasë” në raportin e vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme të njiohur si IBAR, mekanizmi teknik që lidh fazën e hapjes së kapitujve me atë të mbylljes së tyre.

Soz u mblodh sërish në Bruksel Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet që negociojnë anëtarësimin (COELA) për të zhvilluar një “shkëmbim pikëpamjesh” mbi draft-pozicionin e përbashkët të përkohshëm për Shqipërinë.

Mësohet se për Shqipërinë, raporti IBAR vijon të mbetet pezull dhe se nuk ka gjasa që të ndodhë përparaverës. Burimet sqaruan se shkak ishte mungesa e konsensusit politik midis 9 shteteve anëtare të BE-së, pavarësisht një vlerësimi teknik pozitiv nga Komisioni Evropian.

Disa nga shtetet anëtare, përfshirë Gjermaninë, Holandën, Greqinë dhe Poloninë, kanë ngritur “flamuj të kuq” dhe kanë kërkuar informacione shtesë mbi disa çështje të ndjeshme ku kryesorja mbetet pavarësia e gjyqësorit.

spot_img

Latest articles

Related articles