Policia blen 60 milionë lekë gaz lotsjellës

spot_img
Advertisements

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hapur me urgjencë një tender për blerjen e gazit lotsjellës që do të përdoret nga makinat speciale të ujit për menaxhimin e turmave.

Tenderi me vlerë gati 50 milionë lekë pa TVSH (rreth 60 milionë në total) është hapur për të pajisur tetë automjetet që ka në dispozicion sot policia për menaxhimin e turmave në trazira të mundshme.

Në protestat e opozitës gazi lotsjellës është përdorur vazhdimisht, duke u përzierë me ujin dhe lëshuar nga autobotet.

Në dokumentet e prokurimit tregohet se bëhet fjalë për “OC Gas Solution” (Oleoresin Capsicum), si lëndë për menaxhimin e trazirave, e cila është në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave.

“Kjo lëndë do të shërbejë për rritjen e kapaciteteve operacionale, përmirësimin e menaxhimit të trazirave të dhunshme dhe trajnimin e punonjësve të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Lënda OC Gas Solution (Oleoresin Capsicum) përfaqëson gaz lotsjellës për përdorim policor, përdoret nga të gjitha strukturat policore të BE dhe vendeve anëtare të NATO-s, për neutralizimin e përkohshëm të personave të dhunshëm apo trazirave. Lënda OC Gas Solution (Oleoresin Capsicum) shërben për mbushjen e Automjeteve speciale për menaxhimin e turmave dhe lëshohet në formë shiu duke u përzier me ujin në raportin 5-10%”, shkruhet në dokument.

Sipas të dhënave, aktualisht Forca Kombëtare e Sigurisë ka në përdorim 8 automjete speciale për menaxhimin e trazirave, por të gjitha këto automjete nuk janë furnizuar (mbushur) me këtë lëndë, duke ndikuar negativisht në operacionalitetin e strukturave, por edhe në pamundësimin e menaxhimit të trazirave apo neutralizimin e personave të dhunshëm. “Kompletimi i fundit i Automjeteve speciale me këtë lëndë është bërë në vitin 2011. Aktualisht të gjithë automjetet nuk janë të pajisur me gaz lotsjellës”, shkruhet në dokument.

spot_img

Latest articles

Related articles